Një urë në një autostradë gjermane shkatërrohet duke përdorur 120 kg eksploziv

Evropë

Një urë në një autostradë gjermane shkatërrohet duke përdorur 120 kg eksploziv

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një urë e vjetër në një autostradë të Gjermanisë u rrëzua pranë Wilnsdorf, në shtetin perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia, të dielën.

Sipas mediave të huaja, ura ishte 485 metra e gjatë dhe 70 metra e lartë.

Kjo është hera e parë që prishet një urë autstrade kaq e lartë, sipas operatorit qeveritar të infrastrukturës, Autobahn GmbH.

Struktura 55-vjeçare pranë kufirit shtetëror Hessian u shemb siç ishte planifikuar në orën 11:00 lokale me ndihmën e 120 kilogramëve eksploziv, i cili më parë ishte vendosur në 1850 gropa.

Siç thuhet më tej, 16 shtyllat e urës ranë në tokë së bashku me sipërfaqen e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat