Autokolona “sipas modelit kanadez” kundër rregullave të Covidit drejt Parisit

Evropë

Autokolona “sipas modelit kanadez” kundër rregullave të Covidit drejt Parisit

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 10:16
Protesta

Mijëra vetë nga e gjithë Franca janë nisur në autokolona drejt Parisit për të protestuar kundër kufizimeve të pandemisë. Policia ka marrë urdhër të veprojë e "vendosur" ndaj kujtdo që bllokon rrugët.

Mijëra protestues në Francë janë nisur drejt Parisit në formë autokolonash për të protestuar kundër kufizimeve të COVID-19, megjithëse kjo u ndalua nga autoritetet.

Protestuesit kanë ardhur nga i gjithë vendi me makina dhe kamionë të frymëzuar kryesisht nga autokolonat që e kanë bllokuar Otavën.

Image
Pankartë

Disa nga ata që u janë bashkuar protestave po demonstrojnë kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Mijëra policë në gatishmëri

Oficerët e policisë po kryejnë kontrolle përgjatë autostradave dhe rrugëve kryesore.

Disa nga protestuesit kanë përdorur rrugë lokale për të shmangur kontrollet policore. Policia ka marrë urdhër të veprojë e "vendosur"ndaj kujtdo që bllokon rrugët.

Image
Protesta

"Nëse njerëzit duan të demonstrojnë normalisht, mund ta bëjnë këtë," tha Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin. “Nëse duan të bllokojnë trafikun, ne do të ndërhyjmë.” Organizatorët e protestës janë kërcënuar me burgim dhe gjoba të majme, nëse tubimi del jashtë kontrollit.

Në rrjetet sociale janë postuar video makinash të blinduara të xhandarmërisë franceze të pozicionuara në rrugët e Parisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat