“Era lufte”: 30 anije ruse lëshohen nga portet, nisen drejt Krimesë

Evropë

“Era lufte”: 30 anije ruse lëshohen nga portet, nisen drejt Krimesë

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 11:26
Ilustrim

Marina ruse të shtunën nisi stërvitje në shkallë të gjerë në Detin e Zi, edhe pse Moska e hodhi poshtë një paralajmërim të SHBA-së se një sulm rus ndaj Ukrainës mund të fillonte brenda disa ditësh.

“Mbi 30 anije nga flota e Detit të Zi dolën në det nga Sebastopol dhe Novorossiysk në përputhje me planin e stërvitjes”, tha ministria ruse e mbrojtjes të shtunën në mëngjes, shkruajnë mediat e huaja.

“Qëllimi i stërvitjes është të mbrojë bregdetin e gadishullit të Krimesë, bazat e forcave të flotës së Detit të Zi, si dhe sektorin ekonomik të vendit … nga kërcënimet e mundshme ushtarake,” shtoi ministria.

Masa vjen pasi SHBA-ja dha të premten paralajmërimin e saj më të ashpër për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, duke thënë se ai mund të ndodhë “në çdo moment”.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, u tha gazetarëve se një sulm i tillë ka të ngjarë të fillojë me sulme ajrore dhe sulme me raketa dhe u bëri thirrje amerikanëve në Ukrainë që të largohen nga vendi “sa më shpejt të jetë e mundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat