Rikthehen karnavalet e Nisës

Evropë

Rikthehen karnavalet e Nisës

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

 vitit 2021 u anulua për shkak të pandemisë COVID-19, ndërkohë sivjet maskat dhe certifikata e vaksinimit ishin të detyrueshme për publikun pjesëmarrës.

Derisa u hoqën një sërë kufizimesh shëndetësore më 2 shkurt, numri i të pranishmëve ishte kufizuar në 5,000 vetë, por organizatorët kishin parashikuar edhe të paktën 7,000 spektatorë të tjerë në këmbë.

“Këto karnavale janë shumë të gëzueshme dhe me shumë ngjyra, nuk e di, jam shumë e lumtur që jam këtu,” thotë kjo spektatore e ardhur enkas nga Italia.

“Është bukur, spektakolare, plot ngjyra, plot jetë, është vërtet e mrekullueshme,” thotë kjo tjetër spektrore.

Në parakalimet e maskave u shfaqën edhe portretet e kandidatëve kryesorë në zgjedhjet presidenciale të futur brenda një ‘shportë me gaforre’, që nënkupton një grup njerëzish që nuk shkojnë mirë me njëri tjetrin dhe vetëm luftojnë mes tyre. Çdo vit, karnavalet tërheqin mbi 200,000 spektatorë me paradën dhe “betejën vjetore të luleve”.  Karnavalet e Nisës janë një festë tradicionale e rivierës franceze që datojnë që 150 vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat