Përballja për Ukrainën, piloti nxjerr mesazhin që shihet vetëm nga qielli

Evropë

Përballja për Ukrainën, piloti nxjerr mesazhin që shihet vetëm nga qielli

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 23:30
Aeroplani bëri një sërë kthesash të llogaritura për të lënë një shteg gjurmimi që shkruante fjalën “Relax”.

Në një kohë kur politikanët lindorë dhe perëndimorë “përleshen” ashpër mes tyre për krizën në Ukrainë, një pilot shfrytëzoi rastin për t’i thënë botës që të “relaksohet”.

Ai përdori avionin e tij për të përhapur mesazhin.

Duke fluturuar mbi hapësirën ajrore të Moldavisë, aeroplani bëri një sërë kthesash të llogaritura për të lënë një shteg gjurmimi që shkruante fjalën “Relax”.

Faqja e internetit për gjurmimin e avionëve FlightRadar pikasi “kaligrafinë” e pilotit që fluturonte rreth kryeqytetit Kishinau.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat