“Momenti më i rrezikshëm për Evropën”, ministri britanik: Pushtimi i Ukrainës duket “shumë i afërt”

Evropë

“Momenti më i rrezikshëm për Evropën”, ministri britanik: Pushtimi i Ukrainës duket “shumë i afërt”

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 11:06
Ukrainë

James Cleverly, ministri i Britanisë për Evropën, ka thënë se një pushtim rus i Ukrainës tani duket “shumë më i mundshëm sesa i pamundur”.

“Fatkeqësisht, për momentin, një sulm, një pushtim duket shumë më shumë i mundshëm sesa i pamundur, por ne do të vazhdojmë të punojmë për ta shmangur atë. Gjithçka që shohim tregon se pushtimi është shumë, shumë, shumë i mundshëm dhe shumë, shumë i afërt”, tha Cleverly për Sky News.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë. Liz truss tha më herët se beson se Putini “nuk do të ndalet në Ukrainë, duke argumentuar se ai po kërkon ta ribëjë Bashkimin Sovjetik", shkruan The Guardian.

“Ky është momenti më i rrezikshëm për sigurinë evropiane që nga vitet 1940. Ne duhet të përgatitemi për skenarin më të keq”, tha ajo nga Munichu ku po mbahet një konferencë e sigurisë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të flasë sot në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa përpjekjet vazhdojnë për ta shmangur një pushtim rus të Ukrainës. Një raport rus sugjeron gjithashtu se Macron mund të fluturojë për në Moskë menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat