Ushtari ukrainas publikon video pas bombardimeve: Mami, babi, ju dua

Evropë

Ushtari ukrainas publikon video pas bombardimeve: Mami, babi, ju dua

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 10:57
Ushtari ukrainas

Një ushtar ukrainas ka publikuar një video në rrjete sociale ku shihet duke folur pas bombardimeve ruse që nisën mëngjesin e sotëm.

Ndër të tjerash, ai ju dërgon edhe një mesazh emocionues prindërve të tij.

“Mami, babi, ju dua”, thotë ushtari në fund të videos, deri sa duket ende i shqetësuar pas bombardimeve.

Makineritë ushtarake ruse janë aktivizuar që nga mbrëmja e djeshme pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili urdhëroi një operacion ushtarak.

Deri më tani, jo-zyrtarisht në rrjete sociale është raportuar se numri i viktimave në Ukrainë ka kaluar mbi 300.

Në anën tjetër, SHBA dhe Blloku Perëndimor kanë kundërshtuar ashpër veprimet e Rusisë brenda territorit të Ukrainës. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat