Refugjatët e parë nga Ukraina arrijnë në këtë shtet

Evropë

Refugjatët e parë nga Ukraina arrijnë në këtë shtet

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 16:29
Qytetarët e parë ukrainas arrijnë në Moldavi

Presidentja e Moldavisë, shtet kufitar me Ukrainën, ka njoftuar se qytetarët e parë Ukraina kanë kaluar kufirin dhe janë vendosur në Moldavi.

Presidentja moldave Maia Sandu ka shkruar se kufijtë e shtetit të saj janë të hapur për qytetarë e Ukrainës.

“Qytetarët e parë ukrainas arrijnë në Moldavi, mbi 4000 kalime të kufirit sot. Qeveria ka vendosur qendra të përkohshme vendosjeje pranë Palanca dhe Ocnița.

Kufijtë tanë janë të hapur për qytetarët e Ukrainës që kanë nevojë për tranzit ose qëndrim të sigurt”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat