Ishte duke lundruar në ujëra neutralë, goditet me raketa anija moldave

Evropë

Ishte duke lundruar në ujëra neutralë, goditet me raketa anija moldave

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 17:20
Anija ishte duke lundruar në ujëra neutrale teksa u qëllua nga një raketë e panjohur.

Moldavia deklaron se një anije e saj në Detin e Zi është goditur me raketa.

Agjencia detare kombëtare e Moldavisë thekson se anija ishte duke lundruar në ujëra neutrale teksa u qëllua nga një raketë e panjohur.

Associated Press raporton se si pasojë e sulmit kanë mbetur të plagosur rëndë dy anëtarët e ekuipazhit.

Agjencia Detare e Moldavisë tha në një deklaratë se nuk dihet burimi i raketës që goditi “Milennial Spirit” me flamurin moldav në bord.

Si pasojë e goditjes u shkatërruan pajisjet dhe varkat e shpëtimit, teksa ekuipazhi mundi të hidhej në det vetëm me jelekët e shpëtimit.

Operacionet e shpëtimit u kryen nga autoritetet ukrainase, tha agjencia moldave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat