Arrin në Ukrainë ndihma e parë ushtarake e pranuar publikisht që nga pushtimi

Evropë

Arrin në Ukrainë ndihma e parë ushtarake e pranuar publikisht që nga pushtimi

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Polonia ka dërguar një autokolonë me municion në Ukrainë, sipas ministrit të Mbrojtjes të vendit Mariusz Błaszczak, duke e bërë atë dërgesën e parë të pranuar publikisht të ndihmës ushtarake në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, raporton CNN transmeton "Bota sot:.

“Një kolonë municionesh që po i dhurojmë Ukrainës ka mbërritur tashmë tek fqinjët tanë.

Ne qëndrojmë pranë ukrainasve dhe tregojmë solidaritet kundër agresionit rus”, tha ai në një postim në Twitter.

Tweet-i nuk përshkruante as llojin e municionit që Polonia u dërgoi ukrainasve dhe as sasinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat