Përleshje e ashpër, ukrainasit ia rrëzojnë edhe një avion ushtarak Rusisë

Evropë

Përleshje e ashpër, ukrainasit ia rrëzojnë edhe një avion ushtarak Rusisë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 23:29
Sukhoi Su-25 rus u rrëzua në një përleshje të ashpër pranë Vinnytsya-s

Ushtria ukrainase përgjatë një beteje të ashpër në Vinnytsya të Ukrainës me atë ruse, ka rrëzuar një aeroplan ushtarak rus të tipit Sukhoi Su-25.

Lajmi është bërë i ditur nga reporteri ukrainas i The Kyiv Independent, Illia Ponomarenko, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’.

“Sukhoi Su-25 rus u rrëzua në një përleshje të ashpër pranë Vinnytsya-s.

Armiku ndoshta po përpiqej të sulmonte depot e municioneve në Kalynivka”, thuhet në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat