Kush i telefonoi Vuçiqit nga Amerika pasi u deklarua për Ukrainën

Evropë

Kush i telefonoi Vuçiqit nga Amerika pasi u deklarua për Ukrainën

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 00:25
Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pranoi një telefonat sot nga Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Telefonata erdhi pasi Serbia u deklarua rreth situatës në Ukrainë, ku refuzoi të saknsiononte Rusinë, por tha se “njeh integritetin territorial të Ukrainës”.

Chollet ka dhënë detaje për telefonatën në Twitter.

“Bisedova me presidentin Vuçiq në çështje të ndryshme, duke përfshirë mbështetjen e Serbisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, rolin e saj të rëndësishëm në promovim të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe përkushtimin tonë të përbashkët në arritje të progresit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat