Si e bindi SHBA Kinën që të abstenojë në rezolutën kundër Rusisë

Evropë

Si e bindi SHBA Kinën që të abstenojë në rezolutën kundër Rusisë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 00:51
Foto ilustrim

Pak çaste më parë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk ka kaluar rezoluta e SHBA-së dhe Shqipërisë që dënonte agresionin rus ndaj Ukrainës.

KJo pasi Rusia përdori veton, por shumëkush u befasua me abstenimin e Kinës, një aleat i Rusisë dhe kundërshtar i SHBA-së.

Guardian shkruan se SHBA me aleatë do ta shohin si fitore abstenimin e Rusisë.

Sipas raportimeve, Kina u bind pasi u ndryshuan disa fjalë në rezolutë për t’u përdorur fjalë më të buta.

Për shembull në vend të fjalës “dënim” u përdor fjala “dëshpërim” si dhe u largua një pjesë që i referohej presidentit Putin.

Megjithatë, vlerësohet humbje fakti se India dhe Emritatet e Bashkuara Arabe po ashtu abstenuan e nuk votuan pro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat