Raportohet se luftimet kanë shpërthyer në rrugët e Kievit

Evropë

Raportohet se luftimet kanë shpërthyer në rrugët e Kievit

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 06:53
Kiev

Me afrimin e mëngjesit, ka raportime për luftime intensive në Kiev.

Sipas një postimi në faqen e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook, “betejat e rënda po vazhdojnë” në zonën e Vasylkiv të qytetit.

Aty është thënë se “lufta aktive” po zhvillohet tashmë në rrugët e kryeqytetit, shkruan BBC.

Qeveria e Kievit gjithashtu konfirmoi luftimet në një deklaratë më herët dhe paralajmëroi banorët të qëndrojnë në strehimore dhe të mos iu afrohen dritareve apo ballkoneve.

Raportet e gazetarëve me bazë në Kiev në mediat sociale sugjerojnë gjithashtu se luftimet kanë shpërthyer me të vërtetë në rrugë.

Shumë po përshkruajnë shpërthime të forta dhe të shtëna me armë zjarri shumë më afër qendrës së qytetit.

Ndërkohë, forcat e armatosura të Ukrainës shtuan se trupat e saj kishin rrëzuar një numër “objektivash armike” ruse gjatë ditës dhe gjithashtu kishin ndaluar trupat ruse të merrnin ndonjë nga qytetet e Ukrainës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat