“Edhe unë jam rus, por jetoj në këtë shtet”/ I moshuari iu kthehet ushtarëve rusë në qytetin e pushtuar: Çfarë dreqin bëni këtu

Evropë

“Edhe unë jam rus, por jetoj në këtë shtet”/ I moshuari iu kthehet ushtarëve rusë në qytetin e pushtuar: Çfarë dreqin bëni këtu

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:54
Një i moshuar teksa iu drejtohet ushtarëve rusë duke u thënë se janë kukulla.

Një video mjaft emocionuese është publikuar në “Twitter”, ku shfaqet një i moshuar teksa iu drejtohet ushtarëve rusë duke u thënë se janë kukulla.

Video në fjalë është filmuar në qytetin Melitopol, tashmë i pushtuar nga Rusia. I moshuari dëgjohet të thotë se edhe ai është rus, por që jeton në Ukrainë. Ai pyet ushtarët nëse nuk kanë probleme në Rusi për t’i zgjidhur?

“Çfarë dreqin po bëni këtu, edhe unë jam rus, por jetoj në këtë shtet. Ju keni vendin tuaj, ne kemi tonin. A nuk keni probleme në vendin tuaj për të zgjidhur? A jeni të gjithë të pasur atje, si ne Emiratet? Ju jeni thjesht kukulla”, thotë i moshuari në videon e publikuar nga Ragip Soylu.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat