Efekti i parë i sanksioneve, Franca konfiskon anijen ruse në Kanalin Anglez

Evropë

Efekti i parë i sanksioneve, Franca konfiskon anijen ruse në Kanalin Anglez

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Rusia është cak i sanksioneve nga shtetet më të fuqishme në botë. 

Forcat detare franceze kanë ndaluar një anije mallrash në Kanalin Anglez, e cila ishte nisur drejt qytetin rus, Shën Petersburg.

Zyrtarët francezë i thanë televizionit BBC se anija u ndalua në linjë me sanksionet e reja të BE-së dhe thanë se është drejtuar për në portin verior francez, Boulogne-Sur-Mer.

Agjencia ruse e lajmeve, RIA, raportoi se ambasada ruse në Francë do të kërkojë sqarime nga autoritetet franceze për konfiskimin e anijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat