Shtetasi britanik që jetonte në Ukrainë u pengua të kalonte në Rumani

Evropë

Shtetasi britanik që jetonte në Ukrainë u pengua të kalonte në Rumani

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 16:48
Gavin Guest

Një shtetas britanik, apartamenti i të cilit në Kiev u godit gjatë sulmit rus, po përpiqej të largohej nga Ukraina.

“Kam mësuar këtë mëngjes se apartamenti im është goditur në Kiev. Kështu që kam humbur gjithçka në Kiev,” tha Gavin Guest.

Pasi eci 8 kilometra deri në kufirin me Rumaninë, Gavin u pengua nga rojet që të kalonte jashtë Ukrainës, raporton BBC.

Ai vlerëson se rreth 1 mijë të tjerë u mblodhën në të njëjtën pikë kontrolli gjithashtu duke u përpjekur të largoheshin.

“Ne treguam pasaportat tona dhe ata thanë: “Jo, nuk ka rëndësi kombësia juaj, ne nuk do të lejojmë asnjë burrë të kalojë”, u shpreh ai.

Rregullat e reja ukrainase kufizojnë kalimin e kufijve për burrat e moshës 18 deri në 60 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat