Ukraina refuzon takimin me rusët në Bjellorusi

Evropë

Ukraina refuzon takimin me rusët në Bjellorusi

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 09:18
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar ofertën ruse për bisedime në Bjellorusi, duke thënë se vet Minsku është përfshirë në pushtimin rus, por është shprehur i hapur për negociata në lokacione tjera.

Siç raporton Reuters, Kremlini njoftoi pak qaste me parë se delegacioni i tyre është i gatshëm të takohet me zyrtarët ukrainas në qytetin bjellorus – Gomel.

Këshilltari i presidentit ukrainas, ka njoftuar se delegacioni rus ka shkuar në Gomel, edhe pse e dinin se nuk ka asgjë nga kjo.

“Ukraina mbetet e hapur për bisedime sa i përket armëpushimit dhe paqes”, tha zëdhënësi Sergii Nykyforov.

“Po të mos kishte veprime të agresionit nga territori i juaj, do të bisedonim në Minsk… edhe qytetet e tjera mund të përdoren për bisedime. Natyrisht se duam paqe, duam të takohem dhe t’i japim fund luftës. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – janë disa prej lokacioneve që ua kemi ofruar”, tha presidenti Zelensky. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat