Finlanda mbyll hapësirën e saj ajrore për aeroplanët rusë

Evropë

Finlanda mbyll hapësirën e saj ajrore për aeroplanët rusë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Finlanda do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për aeroplanët rusë – duke iu bashkuar kështu vendeve evropiane që tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.

Finlanda “po përgatitet të mbyllë hapësirën ajrore për trafikun ajror rus”, ka thënë në Twitter ministri finlandez i Transportit, Timo Harakka.

Finlanda ndanë rreth 800 milje vijë kufitare me Rusinë. E vendet e tjera si Bullgaria, Çekia, Estonia, Gjermania dhe Polonia, kanë bllokuar tashmë hapësirën e tyre ajrore për fluturimet ruse.

Lituania njoftoi të shtunën se do të bllokoj fluturimet ruse – e shumë shtete tjera evropiane tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat