Rusët nderojnë kritikun e Putinit, në 7-vjetorin e vrasjes

Evropë

Rusët nderojnë kritikun e Putinit, në 7-vjetorin e vrasjes

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 11:55
Rusët nderojnë Boris Nemtsov

Rusët u mblodhën të dielën në mëngjes për të vendosur lule dhe për të shënuar përvjetorin e shtatë të vrasjes së Boris Nemtsov, një figurë e lartë e opozitës ruse.

Nemtsov, kritik i zëshëm i Kremlinit, u qëllua për vdekje teksa ecte përgjatë urës Bolshoi Moskvoretsky pranë Kremlinit në Moskë natën vonë më 27 shkurt 2015, në moshën 55-vjeçare.

“Boris do të ishte i tronditur nga kjo luftë. Na mungon shumë prania e tij sot”, tha Tatyana Golika teksa vendosi lule në urë.

Gjatë jetës së tij, Nemtsov ka folur vazhdimisht kundër fushatave ushtarake të Rusisë, duke përfshirë luftërat e vendit në Çeçeni dhe aneksimin e Krimesë nga Moska në 2014.

“Boris Nemtsov ka qenë gjithmonë kundër konflikteve ushtarake: Ai mblodhi një milion nënshkrime kundër luftës në Çeçeni në mesin e viteve ’90! Ai organizoi marshime kundër luftës në Moskë në 2014 dhe 2015. Fondacioni Nemtsov është kundër luftës me Ukrainën! Solidariteti ynë është me popullin ukrainas”, shkroi vajza e Nemtsov, Zhanna në Facebook-un e saj të enjten pas pushtimit të Rusisë.

Në vitin 2017, sulmuesi çeçen Zaur Dadayev dhe katër bashkëpunëtorë morën dënime të gjata me burg për vrasjen e Nemtsov pranë Kremlinit. Dadayev kishte qenë nën komandën e të fortit çeçen Ramzan Kadyrov. Familja e Nemtsov ka kritikuar vazhdimisht hetimin e vrasjes për dështimin për të sjellë para drejtësisë organizatorët e vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat