“Ne po e vrasim gjarprin në qafë”/ BE-ja merr edhe një vendim të ashpër kundër Rusisë

Evropë

“Ne po e vrasim gjarprin në qafë”/ BE-ja merr edhe një vendim të ashpër kundër Rusisë

Nga: M.L. Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 18:28
Josep Borrell

Bashkimi Evropian ka ndaluar mediat ruse të lajmeve Russia Today dhe Sputnik, sipas kryediplomatit të saj Josep Borrell, shkruan CNN transmeton "Bota sot".

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Bruksel të dielën, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë njoftoi se blloku do të ndalonte të dy mediat në një përpjekje "për të luftuar" dezinformimin rus.

“Sot ne po ndërmarrim një hap vendimtar për të mbyllur rubinetin për manipulimin e informacionit të rusëve në Evropë, duke ndaluar transmetimin e Russia Today dhe Sputnik në Bashkimin Evropian”, tha Borrell.

“Ne po e vrasim gjarprin në qafë”, vazhdoi diplomati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat