BE-ja pajtohet të strehojë deri në tre vite ukrainasit

Evropë

BE-ja pajtohet të strehojë deri në tre vite ukrainasit

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 23:13
Disa qytetarë ukrainas duke kaluar kufirin në mes të Ukrainës dhe Moldavisë.

Bashkimi Evropian ka rënë dakord në mënyrë unanime për të pranuar refugjatë ukrainas deri në tre vjet pa u kërkuar atyre që të aplikojnë fillimisht për azil, tha Ministria e Brendshme e Gjermanisë.

Rreth 18 milionë ukrainas pritet të preken nga konflikti në aspektin humanitar dhe rreth katër milionë të ikin nga vendi, tha të dielën, Janez Lenarcic, Komisionari për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave.

Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se numri i njerëzve që ikin nga Ukraina tani ka arritur në 368 mijë ku më së shumti janë në Poloni, Rumani, Hungari, Moldavi dhe Sllovaki.

Kryeministrja e Moldavisë Natalia Gavrilita vizitoi të shtunën, më 26 shkurt pikën kufitare të Palancas, ku janë ngritur dhjetëra çadra dhe objekte mjekësore.

“Në këto ditë të zeza për Ukrainën, ne qëndrojmë pranë qytetarëve të saj”, shkroi ajo në Twitter.

"Moldavia do të ndihmojë ata që kanë nevojë për transit ose strehim të sigurt. Ne jemi me ju Ukrainë", shkroi kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita.

Që nga fillimi luftimeve në Ukrainë mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. Derisa situata mbetet kritike në Ukrainë, një takim në mes të një delegacioni ukrainas dhe një delegacioni rus është paraparë për të mëngjesin e 28 shkurtit.

Presidenti i Ukrainës ka thënë se nuk pret shumë nga rezultati i këtij takimi./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat