Imazhet satelitore tregojnë një kolonë të madhe trupash ruse drejtuar Kievit

Evropë

Imazhet satelitore tregojnë një kolonë të madhe trupash ruse drejtuar Kievit

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 23:30
Imazhet satelitore tregojnë një kolonë të madhe trupash ruse drejtuar Kievit

Imazhet satelitore së fundi kanë zbuluar kolona të gjata të trupave ruse të nisur drejt Kievit.

Në fotot e publikuara pak më parë nga The Guardian, shihen trupat ruse në një kolonë me gjatësi 5.2 kilometra që po shkojnë drejt kryeqytetit ukrainas.

Konvoji që është parë të jetë nisur drejt Kievit, në momentin e kapjes së imazheve ka qenë 64.3 km në jug të kryeqytetit.

Nuk ka trupa ruse për momentin në kryqytet sipas kryetarit Vitali Klitschko, ndërsa raportohet për 22 të vdekur në Keiv që kur kanë filluar luftimet.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat