Zyrtari britanik: Mos shkoni të luftoni në Ukrainë nëse nuk trajnoheni siç duhet

Evropë

Zyrtari britanik: Mos shkoni të luftoni në Ukrainë nëse nuk trajnoheni siç duhet

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 09:18
Ben Wallace

Një ditë më parë Britania e Madhe iu përgjigj pozitivisht thirrjes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili u bëri thirrje ndërkombëtarëve që ti bashkohen në luftën kundër Rusisë.

Zyrtarët britanikë thanë se do të mbështesin anglezët nëse zgjedhin të shkojnë në luftë për të ndihmuar Ukrainën. Ndërkohë sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, dha disa këshilla për qytetarët britanikë që duna të shkojnë në luftë.

Ai paralajmëroi qytetarë të mos shkojnë në luftë nëse nuk janë trajnuar siç duhet. Ai tha se ka “mënyra më të mira” për të ndihmuar Ukrainën sesa të udhëtosh për t’u bashkuar me luftimet, pa përvojë ushtarake.

“Nëse nuk jeni të trajnuar siç duhet, nëse nuk keni përvojë ushtarake mendoj se ka mënyra më të mira për ju të kontribuoni për sigurinë e Ukrainës”, tha sekretari i Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat