Zëvendëskryeministri i Britanisë: Kjo luftë do të kthehet në një fatkeqës të rrezikshme për Putinin

Evropë

Zëvendëskryeministri i Britanisë: Kjo luftë do të kthehet në një fatkeqës të rrezikshme për Putinin

Nga: H.O. Më: 1 mars 2022 Në ora: 08:51
Dominic Raab

Zëvendëskryeministri i Britanisë, Dominic Raab ka thënë se kushdo që përfshihet në krime lufte në Ukrainë do të mbahet përgjegjës, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

“Kjo po kthehet në një fatkeqësi shumë më të rrezikshme për Putinin nga sa mendoj se ai e kuptoi”, tha Dominic Raab për Sky News.

"Unë mendoj se ne kemi qenë shumë të qartë se ata që përfshihen në krime lufte do të mbahen para përgjegjësisë."

Raab shtoi se Britania nuk do të kërkonte të zbatonte një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe tha se konflikti nuk do të përfundonte edhe nëse Rusia do të arrinte të pushtonte Kievin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat