Ukraina: Mbi 5,700 trupa ruse të vrarë

Evropë

Ukraina: Mbi 5,700 trupa ruse të vrarë

Nga: G.B Më: 1 mars 2022 Në ora: 10:45
Ukrainë

Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë pohuar se 5,710 trupa ruse janë vrarë në pesë ditët e para të luftimeve intensive në vend, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Në një video-mesazh të postuar në Facebook, një zëdhënës i shtabit të përgjithshëm të vendit shtoi se mbi 200 ushtarë rusë janë kapur rob nga forcat ukrainase.

Zyrtari pohoi gjithashtu se 198 tanke ruse, 29 avionë, 846 automjete të blinduara dhe 29 helikopterë janë shkatërruar.

BBC nuk mund t'i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, por ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se forcat e Moskës kanë pësuar humbje të mëdha gjatë pushtimit të Ukrainës.

Të dielën, zyrtarët në Moskë u detyruan të pranojnë se forcat e tyre kishin pësuar viktima, pasi disa ditë pretendonin se asnjë ushtar rus nuk ishte vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat