​GJND cakton seancë dëgjimore për agresionin ushtarak rus në Ukrainë

Evropë

​GJND cakton seancë dëgjimore për agresionin ushtarak rus në Ukrainë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) njoftoi se një seancë dëgjimore do të mbahet më 7 dhe 8 mars për një çështje të iniciuar nga Kievi, i cili akuzon Moskën për planifikimin e gjenocidit në Ukrainë.

Gjykata deklaroi se po vepronte me kërkesë të Ukrainës, e cila akuzon Rusinë për planifikimin e gjenocidit dhe vrasjen e qëllimshme të njerëzve me kombësi ukrainase.

Ukraina nisi procedurat të shtunën. Vendimet e GJND-së janë të detyrueshme dhe nuk mund të apelohen.

Por gjykata nuk ka asnjë mënyrë apo mjet që vendet t'i zbatojnë ato vendime, transmeton AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat