Eurodeputetët kërkojnë nga Serbia harmonizim me sanksionet e BE-së ndaj regjimit rus

Evropë

Eurodeputetët kërkojnë nga Serbia harmonizim me sanksionet e BE-së ndaj regjimit rus

Nga: F.B. Më: 2 mars 2022 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Europarlementarët Vladimir Bilçkik dhe Tanja Fajon i kanë bërë ftesë Serbisë që në tërësi të harmonizohet me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së BE-së përfshirë këtu edhe sanksionet ndaj regjimit në Rusi, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

“Presim që Serbia në tërësi të harmonizojë politikën e saj me politikën e përbashkët politike edhe të sigurisë së BE-së, përfshirë këtu edhe sanksionet e miratuara kundër regjimit në Rusi”, thanë ata.

Këtë e shohim si sinjal urgjent edhe me rëndësi që Serbia të mbështes parimet e vlerave të BE-së të përkushtuara ndaj punës së përbashkët me partnerët evropian në drejtim të paqes”, thanë Bilçik e Fajon në kumtesën e përbashkët për medie.

Raportuesi i PE për Serbi dhe shefja e delegacionit për raporte me Serbinë Bilçik dhe Fajon pas miratimit të rezolutës së PE për agresionin rus në Ukrainë porositën që unitetit i bashkësisë ndërkombëtare në kundërshtimin e agresionit të Putinit në Ukrainë ka rëndësi të veçantë për secilën përpjekje për rrezikimin e paqes dhe evitimit të zgjerimit të luftës së Kremlinit.

Bilçik dhe Fajon kanë përfunduar se situata ndërkombëtare ka ndryshuar në mënyrë dramatike nga java e kaluar dhe se "nuk ka vend për pajtim edhe kënaqje të agresorit"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat