Muzeu i dyllit në Paris, largon statutjën e Putinit në pjesë të ndara

Evropë

Muzeu i dyllit në Paris, largon statutjën e Putinit në pjesë të ndara

Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:18
Muzeu i dyllit në Paris, largon statutjën e Putinit në pjesë të ndara

Muzeu i Parisit Grevin hoqi të martën portretin e presidentit rus Vladimir Putin në shenjë proteste kundër pushtimit të tij në Ukrainë.

Figura e presidentit të Rusisë Vladimir Putin është ndarë në pjesë dhe është futë nëpër kuti, ka raportuar Reuters.

Muzeu e ka konsideruar gjithashtu zëvendësimin e e saj me portretin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Sot nuk është më e mundur të prezantohet një personazh si ai…për herë të parë në historinë e muzeut ne po tërheqim një statujë për shkak të ngjarjeve historike që po zhvillohen aktualisht”, tha drejtori i muzeut Yves Delhommeau për radion France Bleu, për Reuters.

Gjatë fundjavës, statuja kishte pësuar dëmtime nga vizitorët dhe dukej e çrregullt, tha ai.

Image
Muzeu i dyllit në Paris, largon statutjën e Putinit në pjesë të ndara

“Duke pasur parasysh atë që ka ndodhur, ne dhe stafi ynë nuk duam të pamjen e tij çdo ditë”, tha Delhommeau.

Një zëdhënës i muzeut tha se nuk ishte e qartë se në çfarë rrethanash statuja mund të kthehej.

I pyetur se kush mund ta zëvendësojë tani Putinin në vendin bosh midis statujave të presidentit të SHBA Joe Biden dhe presidentit kinez Xi Jinping, Delhommeau tha se mund të jetë Zelensky i Ukrainës.

“Ndoshta presidenti Zelensky do të zërë vendin e tij, ai është bërë një hero që ka rezistuar dhe nuk ka ikur nga vendi i tij. Ai fare mirë mund të zërë vendin e tij midis njerëzve të mëdhenj të historisë dhe sot,” tha ai.

Image
Muzeu i dyllit në Paris, largon statutjën e Putinit në pjesë të ndara

Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia nga Ukraina, një demonstruese me “Vrite Putinin” e pikturuar në gjoksin e saj të zhveshur, goditi me thikë statujën dhe ia theu kafkën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat