Vendimi më i fundit i Millo Gjukanoviqit do ta nevrikosë Putinin

Evropë

Vendimi më i fundit i Millo Gjukanoviqit do ta nevrikosë Putinin

Më: 2 mars 2022 Në ora: 17:49
Millo Gjukanoviq

Mali i Zi do të dhurojë jelekë mbrojtës dhe helmeta balistike, është vendosur në takimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë për Politikë të Mbrojtjes, gjeneralmajor Rajko Peshiq dhe shefit të Shtabit të Ushtrisë së Malit të Zi, gjeneral brigade Millutin Gjuroviq me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Ukrainës në Mal të Zi, Nataliia Fiialka.

Gjatë takimit u diskutua për modalitetet e mbështetjes që Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Malit të Zi mund t’i ofrojnë Ukrainës në këtë moment të vështirë historik në të cilin ndodhet ai vend.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, bashkëbiseduesit janë pajtuar që të dhurojnë sasi të caktuara të mjeteve mbrojtëse, kryesisht jelekë mbrojtës dhe helmeta balistike.

Ata deklarojnë se krahas kësaj lloj ndihme është paraqitur edhe mundësia e dhurimit të ushqimeve të thata për popullatën e Ukrainës.

“Gjithashtu, u vendos që të vazhdohet koordinimi për këtë çështje dhe të shqyrtohet mundësia e ndarjes së fondeve të tjera, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët e Ukrainës”, tha Ministria e Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat