Momenti kur kapiteni i cisternës së naftës refuzoi të furnizonte me karburant një anije ruse

Evropë

Momenti kur kapiteni i cisternës së naftës refuzoi të furnizonte me karburant një anije ruse

Më: 2 mars 2022 Në ora: 21:32
“A jeni nga Rusia?” dëgjohet duke pyetur kapiteni i cili u identifikua me emrin David.

Një kapiten gjeorgjian i një cisterne nafte nuk kishte pranuar të furnizonte me karburant një anije ruse për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës. Ekuipazhi u shprehen “shumë krenarë” me veprimin e tij.

Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar, dhe videoja fillimisht u publikua nga reporterja e Zërit të Amerikës, Fatima Tlis, dhe më pas u shpërnda në mediat sociale.

“A jeni nga Rusia?” dëgjohet duke pyetur kapiteni i cili u identifikua me emrin David. Emri i tij i plotë u mbajt i fshehur për të mbrojtur identitetin e tij.

Kur nga anija u përgjigjën me “po” David u tha: “Ne refuzojmë të furnizojmë me karburant anijen ruse. Lavdi Ukrainës”.

Të dyja anijet ndodheshin diku në Lindjen e Mesme dhe nuk ishin të lidhura me konfliktin në Europë, tha gruaja e David, Ana.

Ajo tha se nuk i lejohet të tregojë vendin e saktë të lokacionit për arsye sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat