Ukraina nuk gjen qetësi/ Katër shpërthime të mëdha në Kiev

Evropë

Ukraina nuk gjen qetësi/ Katër shpërthime të mëdha në Kiev

Më: 3 mars 2022 Në ora: 02:20
Pamje nga Ukraina

Të paktën katër shpërthime sapo janë raportuar në kryeqytetin e Ukrainës, në orët e para të së enjtes, raporton BBC.

Dy shpërthime të fuqishme thuhet se shpërthyen në qendër të qytetit, pasuar nga dy të tjera pranë një stacioni metroje në Kiev.

Sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar në qytet.

Pas mesnatës, fillimisht ishin lëshuar sirenat e alarmit për evakuim në Kiev mandej pas orës dy agjencitë e lajmeve si Nexta dhe The Specator Index sollën video nga shpërthimet.

Gazetari i CBS News ishte duke raportuar nga Kievi kur papritur pas tij u ndriçua qyteti nga shpërthimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat