Ministri i Mbrojtjes: Mjetet ushtarake ruse të shkatërruara nga Ukraina do të mjaftonin për të armatosur disa vende

Evropë

Ministri i Mbrojtjes: Mjetet ushtarake ruse të shkatërruara nga Ukraina do të mjaftonin për të armatosur disa vende

Më: 3 mars 2022 Në ora: 09:52
Oleksij Reznikov

Numri i mjeteve ushtarake që janë shkatërruar nga forcat ukrainase do të mjaftonte për të armatosur ushtritë e disa vendeve, sipas një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes Oleksij Reznikov në fjalimin e tij drejtuar kombit, sipas Ukrinform.

“Ushtria jonë ka shkatërruar tashmë mijëra mjete ushtarake ruse aq sa do të mjaftonin për të armatosur ushtritë e disa vendeve. Parashutistët, këmbësoria dhe artileria, të gjitha po na dëshmojnë se ukrainasit janë më të mirët”, tha ministri.

Ai theksoi se për 168 orë Ukraina ka arritur të zmbrapsë pushtuesit rusë. “Askush. As në Rusi dhe as në Perëndim, askush nuk besonte se ky konflikt do të zgjaste një javë. Deri më 24 shkurt, dy të tretat e ukrainasve ishin të bindur se në rast të një pushtimi të plotë rus, ne do të mbijetonim. Sot e besojnë pothuajse 90% prej tyre”, tha Reznikov.

Sipas tij, ky është rezultat i heroizmit nga mbrojtësit ukrainas, performancës profesionale të komandantëve dhe përkushtimit të secilit ukrainas.

Rikujtojmë se me 24 shkurt, presidenti rus Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe filloi një pushtim në shkallë të gjerë. Trupat ruse po vrasin civilë, po bombardojnë dhe shkatërrojnë infrastrukturën kryesore, ndërsa raketat po godasin shtëpitë e ukrainasve.

Ukraina ka ngritur zyrtarisht një padi kundër Rusisë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të OKB-së në Hagë. 38 vende kanë apeluar së bashku në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për të hetuar krimet e luftës të Rusisë në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat