Këshilli i qytetit të Mariupol: Ky është gjenocidi ndaj popullit ukrainas, granatimet po na e pamundësojnë evakuimin

Evropë

Këshilli i qytetit të Mariupol: Ky është gjenocidi ndaj popullit ukrainas, granatimet po na e pamundësojnë evakuimin

Nga: M.L. Më: 3 mars 2022 Në ora: 13:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Më shumë tani nga qyteti port jugor i Mariupolit, i cili është nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse, raporton BBC transmeton "Bota sot".  Autoritetet lokale atje thonë se rusët po ndalojnë furnizimet me energji elektrike, ujë dhe ngrohje, si dhe po shkatërrojnë urat dhe lidhjet hekurudhore.

“Ata po pengojnë furnizimet me ushqime, duke na bllokuar si në Leningrad”, thotë këshilli i qytetit në deklaratën e tij të fundit, duke iu referuar rrethimit vdekjeprurës dhe të zgjatur të qytetit rus nga forcat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ushtarët nga hordhia e Putinit po bombardojnë vazhdimisht qytetin, duke na penguar të evakuojmë të lënduarit, gratë dhe fëmijët.

“Ky është gjenocidi ndaj popullit ukrainas”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat