​Zelensky kërkon nga NATO t’i dërgojë aeroplanë luftarakë

Evropë

​Zelensky kërkon nga NATO t’i dërgojë aeroplanë luftarakë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 17:44
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një konferencë shtypi sot i bëri thirrje Perëndimit që t'i dërgojë avionë luftarakë.

"Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt (të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë), atëherë më jepni aeroplanë," tha ai.

"Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës," shtoi ai.

Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat