Dy shtete aplikojnë zyrtarisht për anëtarësim në BE

Evropë

Dy shtete aplikojnë zyrtarisht për anëtarësim në BE

Më: 4 mars 2022 Në ora: 00:29
Gjeorgjia dhe Moldavia, kanë aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Dy ish-republika sovjetike, Gjeorgjia dhe Moldavia, kanë aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pasi ambiciet e tyre u përshpejtuan në hijen e pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainën e afërt.

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garabishvili, ka bërë të ditur se ka  aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, teksa tha se ky është një moment historik.

Procesi i anëtarësimit në BE zakonisht zgjat me vite dhe kërkon përmbushjen e kritereve strikte që marrin parasysh faktorë të tillë si stabiliteti ekonomik, niveli i korrupsionit dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Kërkohet unanimiteti midis bllokut 27-vendesh për të lejuar anëtarët e rinj.

“Kërkesa për anëtarësim në BE është një tjetër moment historik në rrugën e integrimit evropian të Gjeorgjisë,  është një fazë që kthen një faqe të re në historinë tonë dhe vazhdon përpjekjet e paraardhësve tanë, e cila synon pranimin e Gjeorgjisë në një familje e përbashkët evropiane”, tha Garabishvili, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Disa orë më vonë, të njëjtën gjë e bëri edhe presidentja moldave, Maia Sandu, e cila u tha gazetarëve se po aplikonte për anëtarësim në BE.

Kujtojmë se përpjekjet e Gjeorgjisë dhe Moldavisë për të krijuar lidhje më të ngushta me Perëndimin kanë zemëruar prej kohësh Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat