Si e shkatërruan rusët “ëndrrën” e Ukrainës

Evropë

Si e shkatërruan rusët “ëndrrën” e Ukrainës

Më: 4 mars 2022 Në ora: 13:20
Antonov 225

Luftimet ishin të ashpra në aeroportin e Hostomelit në dy ditët e para të sulmit rus ndaj Ukrainëë duke lënë shumë të vdekur dhe miliona dollar humbje ushtarake nga të dyja palët.

Image
Shkatërrimi i Antonov 225

Por, krahas dëmeve në ushtri duket se është shkatërruar avioni më i madh i transportit në botë, ai “Antonov 225”.

Ai ishte i vetmi avion i këtyre përmasave i prodhuar nga kompania “Antonov” dhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik i kaloi Ukrainës.

Aeroporti i Hostomelit ishte edhe “shtëpia” e këtij avioni, i cili tashmë është i shkatërruar, ndërsa zona ndodhet nën kontrollin rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat