Zelenskyy bisedon me Presidenten e KE-së: E informova për terrorizmin bërthamor të agresorit

Evropë

Zelenskyy bisedon me Presidenten e KE-së: E informova për terrorizmin bërthamor të agresorit

Nga: M.L. Më: 4 mars 2022 Në ora: 16:47
Volodymyr Zelensʹkyy

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensʹkyy, njoftoi se ka biseduar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Vonderleyen, të cilën e ka njoftuar për terrorizmin bërthamor nga ana e Rusisë, përcjell "Bota sot".

Në një postim në Twitter Zelenskyy shkroi se parandalimi i terrorizmit bërthamor është detyrë e përbashkët, derisa po planifikohet shtimi i sanksioneve kundër Rusisë.

“Bisedova me Presidenten e Komisionit Evropian @vonderleyen. E informova për terrorizmin bërthamor të agresorit. Parandalimi i tij është detyra jonë e përbashkët.

Diskutuam për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë. Në rend dite ishte edhe çështja e anëtarësimit të 🇺🇦 në #BE”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat