Luftimet në Ukrainë/ Polonia arreston “gazetarin” spanjoll, zbulohet plani i rusëve

Evropë

Luftimet në Ukrainë/ Polonia arreston “gazetarin” spanjoll, zbulohet plani i rusëve

Më: 5 mars 2022 Në ora: 01:05
I arrestuari hiqej si gazetar duke patur mundësi të lëvizte lirshëm në botë dhe në zonat e nxehta të konfliktit.

Autoritetet polake thonë se kanë arrestuar një spiun rus në kufi me Ukrainën, pranë zonës ku po kalojnë qindra-mijëra refugjatë lufte.

Në një deklaratë për media, autoritetet polake thanë se i arrestuari është me shtetësi spanjolle por me origjinë ruse.

“Personi u identifikua si agjent i Drejtorisë së Inteligjencës të Shtabit të Përgjithshëm të Federatës Ruse (GRU)”.

Sipas autoriteteve polake, i arrestuari hiqej si gazetar duke patur mundësi të lëvizte lirshëm në botë dhe në zonat e nxehta të konfliktit.

Në qytetin Przemyl ku u arrestua spiuni rus, qytetarët kishin shprehur edhe më herët shqetësimin për numrin e lartë të personave të dyshimtë që kishin nisur ta vizitonin zonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat