Qeveria Britanike: Më pak sulme ajrore dhe artilerie ruse

Evropë

Qeveria Britanike: Më pak sulme ajrore dhe artilerie ruse

Më: 5 mars 2022 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Sipas qeverisë britanike, granatimet e objektivave ukrainas nga trupat ajrore dhe tokësore ruse janë ulur, transmeton SRF përcjell "Bota sot".

“Në përgjithësi, numri i sulmeve ajrore dhe artilerisë ruse që mund të vëzhgoheshin në 24 orët e fundit ishte më i ulët se në ditët e mëparshme”, shkruan Ministria Britanike e Mbrojtjes në raportin e saj të situatës ditore, duke cituar gjetjet nga inteligjenca ushtarake.

Ukraina ende mban qytetet e rëndësishme të Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol. Ka raportime për luftime në rrugë në Sumy, në veri-lindje të Ukrainës.

“Ka shumë mundësi që të katër qytetet të jenë të rrethuara nga forcat ruse”, thuhet në raport. Sipas informacioneve britanike, trupat ruse po përparonin edhe në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv. Megjithatë, është e mundur që ky qytet të anashkalohet për t'u përqëndruar në përparimin drejt metropolit të Odessa.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat