“I ashpër, agresiv, kryeneç…”/ Nga vitet në shkollë, te puna në KGB e eliminimi i kundërshtarëve, rrëfimet për Vladimir Putin

Evropë

“I ashpër, agresiv, kryeneç…”/ Nga vitet në shkollë, te puna në KGB e eliminimi i kundërshtarëve, rrëfimet për Vladimir Putin

Më: 5 mars 2022 Në ora: 15:35
Vladimir Putin

Mëngjesin e 24 shkurtit trupat militare ruse me urdhër të presidentit Vladimir Putin hynë në Ukrainë dhe nisën pushtimin e saj, duke vënë Evropën dhe botën në alarm për një luftë të re botërore.
Për jetën e presidentit te Rusisë, njeriun më të përfolur sot për sot në botë, dihen vetëm të dhëna që ai i jep ai vetë.

I lindur ne Sant Petersburg, gjyshi i Vladimir Putin thuhet të ketë qene kuzhinieri i stalinit, ndërsa babai u pagëzua fshehurazi nga e ëma e tij (gjyshja e Vladimirit).

Disa vite me parë mësuesja e tij e shkollës fillore në Sant Petersburg ka rrëfyer për ish-nxënësin e saj, tashmë famëkeq.

“Në këtë foto ai është në klasën e 7. Ai nuk ishte i fortë, por i ashpër dhe agresiv gjë që e nxirrte gjithmonë në pah në mënyrë që të vërtetonte që ishte në gjendje të mbronte veten. Sa më shumë u rrit aq më shumë iu shtua ashpërsia dhe agresiviteti”, -thotë mësuesja Vera Gurevich.

Babai i një shoku e futi Vladimir Putinin në KGB. Kolegët e KGB tregojnë për kohën që kanë punuar me të se ai ishte kryeneç dhe kur e merrte përsipër një punë, sado e vështirë dhe pa zgjidhje që ajo dukej, vazhdonte me një përqëndrim të palodhur deri sa e zgjidhte, ndërsa te gjithë dorëzoheshin.

Pas karrierës në KGB fillon në politike dhe në 1994 bëhet Zëvendës-kryebashkiak në St. Petersburg. Në këtë kohë kishte pllakosur krizë urie në vend. Rrugët e furnizimit të Rusisë ishin shkatërruar që prej rënies së Bashkimit Sovjetik.

Vite me vonë si President në arenën ndërkombëtare i siguron perëndimit mbështetjen e tij në luftën kundra terrorit islamik. Por teksa jashtë ende nuk e njihnin, nga brenda ashpërsia dhe egërsia vazhdonte në rritje. Dhe këshu eliminoi të gjithë kundërshtarët e tij publikisht për të përhapur frikën.

Sipas TV Spigel, Putini nuk bën vetëm çfarë thotë, por merr çfareëdo. Në 2014 mori Krimenë dhe 4 vjet pasi e mori ndërtoi një urë lidhëse nga Krimeja në Rusi.  Tani pritet të shihet se çdo të ndodhe me Ukrainën, të cilën siç ka deklaruar e kërkon një vend asnjëanës dhe të çmilitarizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat