Presidenti ukrainas i drejtohet popullit: Rezistoni, ky shans vjen një herë në jetë

Evropë

Presidenti ukrainas i drejtohet popullit: Rezistoni, ky shans vjen një herë në jetë

Më: 5 mars 2022 Në ora: 21:22
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje popullit të tij që ta vazhdojë rezistencën ndaj përpjekjeve ruse për pushtim.

Ai ka vlerësuar rolin e civilëve ukrainas dhe luftëtarëve që po rezistojnë.

Zelensky ka thënë se kjo është një kohë e veçantë për Ukrainën dhe është një mundësi jetësore për secilin që të rezistojë.

“Ukrainas që gjendeni në qytetet ku ka hyrë armiku, sulmoni”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat