3,500 protestues kundër luftës janë arrestuar në të gjithë Rusinë

Evropë

3,500 protestues kundër luftës janë arrestuar në të gjithë Rusinë

Nga: M.H. Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth 3,500 protestues kundër luftës thuhet se janë arrestuar sot në të gjithë Rusinë, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax duke cituar ministrinë e brendshme.

Rreth 2,500 njerëz morën pjesë në protestat në Moskë të dielën, nga të cilët 1,700 u arrestuan, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

1500 persona të tjerë protestuan në Shën Petersburg, ku 750 u arrestuan më pas.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjithsej 1200 persona të tjerë morën pjesë në protesta në pjesë të tjera të vendit dhe 1061 prej tyre u arrestuan

Ata që u arrestuan u dërguan në stacionet e policisë lokale për t'u marrë në pyetje ku "po vendoset çështja e sjelljes së tyre para drejtësisë", tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Sipas faqes së internetit të të drejtave të njeriut OVD-Info, gjithsej 10,946 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në të gjithë Rusinë që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat