Rreth 20,000 të huaj aplikojnë për të luftuar për Ukrainën

Evropë

Rreth 20,000 të huaj aplikojnë për të luftuar për Ukrainën

Nga: M.H. Më: 6 mars 2022 Në ora: 18:33
Tensionet e Rusisë në Ukrainë

Derisa refugjatët po largohen nga Ukraina, gati 20,000 qytetarë të huaj kanë aplikuar për të shkuar atje për të luftuar, sipas ministrit të jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba të cituar në mediat lokale.

Kjo vjen pasi qeveria ukrainase hapi një faqe interneti për aplikime dje, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Duke folur në një konferencë në internet të dielën, Kuleba thuhet se tha se vullnetarë nga 52 vende deri më tani kanë aplikuar për t'u bashkuar me luftimet.

Ai shtoi se nuk do të specifikonte saktësisht se nga cilat vende kishin ardhur aplikimet.

Më herët sot kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar i tha BBC-së se britanikët nuk duhet të shkojnë në Ukrainë për të luftuar dhe në vend të kësaj duhet të ndihmojnë sado që të munden nga MB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat