Një milion refugjatë kalojnë në Poloni

Evropë

Një milion refugjatë kalojnë në Poloni

Nga: M.H. Më: 6 mars 2022 Në ora: 22:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Më shumë se një milion refugjatë kanë kaluar tani kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, thonë rojet kufitare polake.

"Sot në orën 20:00 (1900 GMT) numri i njerëzve nga Ukraina në Poloni e kaloi një milion. Kjo është një milion tragjedi njerëzore," tha shërbimi i rojes kufitare në Tëitter.

Më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vetëm 10 ditë, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR), shkruan BCC, përcjell “Bota sot”.

Filippo Grandi, komisioneri i lartë i agjencisë, e ka quajtur atë krizën me rritjen më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Harta më poshtë - bazuar në shifrat e OKB-së, e cila nuk do të përditësohet deri nesër - tregon se ku po shkojnë refugjatët.

Image
Harta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat