Ku po shkojnë refugjatët e Ukrainës?

Evropë

Ku po shkojnë refugjatët e Ukrainës?

Nga: G.B Më: 7 mars 2022 Në ora: 11:58
Ilustrim

Në atë që OKB-ja e ka quajtur krizën më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, më shumë se 1.7 milionë civilë janë larguar tani nga Ukraina për shkak të pushtimit rus, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Bashkimi Evropian thotë se deri në katër milionë njerëz mund të përpiqen të largohen nga vendi.

Pra, ku po shkojnë gjithë ata njerëz?

Refugjatët po kalojnë kryesisht në vendet fqinje në perëndim, kryesisht në Poloni, dhe gjithashtu në Rumani, Sllovaki, Hungari dhe Moldavi. Një numër shumë më i vogël ka shkuar në Rusi dhe Bjellorusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat