“E gjithë bota do të jetë ndryshe”, paralajmërimi i miliarderit të afërt me Putinin

Evropë

“E gjithë bota do të jetë ndryshe”, paralajmërimi i miliarderit të afërt me Putinin

Më: 7 mars 2022 Në ora: 16:05
Oleg Deripaska

Miliarderi rus Oleg Deripaska ka paralajmëruar se “e gjithë bota do të jetë ndryshe” pas pushtimit rus të Ukrainës, raporton Sky News.

Themeluesi i gjigantit rus të aluminit, Rusal, paralajmëroi se paqja është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur në Ukrainë, shkruan tutje mediumi anglez.

“Ne e kemi kaluar gjithmonë pikën pa kthim”, shtoi ai.

Deripaska, i cili njihet për lidhjet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, është sanksionuar nga Perëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat