Çfarë po ndodh në të gjithë Ukrainën?

Evropë

Çfarë po ndodh në të gjithë Ukrainën?

Më: 8 mars 2022 Në ora: 08:04
Ukrainë

Rusia po vazhdon agresionin e saj në Ukrainë për një javë të dytë, me disa qytete dhe qyteza që vuajnë nga granatimet intensive, plaçkitjet dhe mungesa e furnizimeve kritike.

Ja çfarë po ndodh në secilën zonë:

Mariupol – Rreth 200,000 njerëz shpresojnë të largohen nga qyteti port jugor, ku situata është një nga më të rëndat.

Qyteti ka mungesë të ujit, ushqimit dhe energjisë, dhe rrjetet telefonike janë të ndërprera. Spitalet po përballen me mungesë të madhe të antibiotikëve dhe ilaçeve kundër dhimbjeve dhe mjekëve u është dashur të kryejnë disa procedura urgjente pa to.

Njerëzit po këshillohen nga policia që të qëndrojnë në strehimore derisa të dëgjojnë mesazhe zyrtare të transmetuara nga altoparlantët për t’u evakuuar.

Kiev – Në kryeqytet, ushtarët dhe vullnetarët kanë përdorur thasë me rërë, goma të grumbulluara dhe tela për të ndërtuar qindra postblloqe.

Një autokolonë ruse mbetet jashtë Kievit ndërsa forcat përgatiten të rrethojnë qytetin.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha: “Çdo shtëpi, çdo rrugë, çdo pikë kontrolli, ne do të luftojmë deri në vdekje nëse është e nevojshme”.

Rajoni i Kievit – Në qytetet jashtë Kievit, betejat e ashpra kanë vazhduar – veçanërisht rreth Bucha, Hostomel, Vorzel dhe Irpin.

Në qytetin e vogël të Horenka, granatimet e bënë një zonë hi.

Kharkiv – Qyteti me 1.4 milion banorë po vazhdon të shohë granatime të rënda që synojnë blloqe banesash.

Mykolaiv – Forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre dhe kanë hapur zjarr ndaj zonave të banuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat