Polonia me rreth 1.2 milion të ardhur nga Ukraina

Evropë

Polonia me rreth 1.2 milion të ardhur nga Ukraina

Më: 8 mars 2022 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Rreth 1.2 milion ukrainas kanë hyrë në Poloni qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt, tha të martën Roja Kufitare Polake.

Sipas saj, mbi 141,500 të zhvendosur kanë hyrë vetëm të hënën.

Kombet e Bashkuara thanë se numri i përgjithshëm i të zhvendosurve ukrainas ka kaluar 1.7 milion.

Disa prej tyre janë vendosur edhe në Moldavi, Sllovaki, Hungari dhe Çeki.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se Evropa duhet të përgatitet për miliona të zhvendosur nga Ukraina./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat