Rusët i kërkojnë kryebashkiakut që ta dorëzojnë Irpin, kjo është përgjigja e tij

Evropë

Rusët i kërkojnë kryebashkiakut që ta dorëzojnë Irpin, kjo është përgjigja e tij

Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:06
Oleksandr Markushyn

Oleksandr Markushyn, kryebashkiaku i Irpin, thotë se ka refuzuar kërkesën e forcave ruse për të dorëzuar qytetin.

Përmes një njoftimi në Telegram të martën, Markushyn tha se para një dite kishte marrë një kërcënim për “jetën dhe shëndetin e tij dhe duke i kërkuar dorëzimin e plotë të Irpin”, raporton CNN.

“Jam i habitur që këta përbindësha ende nuk e kanë kuptuar – Irpin nuk dorëzohet, Irpin nuk mund të blihet, Irpin lufton!”, tha ai.

“Unë kam një kundërofertë për pushtuesit që të largohen nga Irpin brenda 24 orëve dhe të shpëtojnë jetën dhe shëndetin e disa mijëra rekrutëve rusë, nëna, motra, vajza, gjyshja dhe partnerët e të cilëve i presin në shtëpi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat